“T’i them burrit fli ti, unë në mes, të marr edhe Serjanin?”, Etleva i kërkon kushëririt të ikë nga shtëpia

Siç ndodh shpesh, edhe të dielën që lam pas historia në “Shihemi në Gjyq” ishte e pazakontë.

Etlevën dhe Serjanin, dy protagonistët e puntatës ishin të akuzuar nga fashti si kushërinj që kanë marrëdhënie intime. Kjo buron nga një fakt i pathënë deri në këtë moment. Etleva, tregon se në fakt nuk ka lidhje gjaku me atë që e quan kushëriri i tretë, të cilin e mban prej disa kohësh në shtëpi.

Etleva: Më fal prindërve të mi se tani, publiku nuk e di, edhe ju nuk e dini sepse unë jam një vajzë e marrë në jetimoren e Durrësit dhe më ka adoptuar Refat Malia dhe Idajete Malia.

Eni Çobani: Pra domethënë, ju nuk jeni kushërinj me zotërinë?

Etleva: Po tani…

Ardit Gjebrea: Ah, domethënë ju nuk keni lidhje gjaku me njëri-tjetrin?

Etleva: Po tani, unë e respektoj ti i nderuar Ardit, nga babai sepse të hedhësh amanetin e babait…

Eni Çobani: Është tjetër të respektosh amanetin e babait dhe tjetër ta kesh kushëri pra. Unë të falënderoj për sinqeritetin sepse normalisht unë këtë gjë e dija, por po prisja ta thoje ti.

Ardit Gjebrea: Nuk janë kushërinj?

Etleva: Jo, jo.

Eni Çobani: Kur Arditi të pyeti, ti the “kushëriri i tretë”. Në fakt duhet të kishe thënë, “nuk e kam asgjë, por nga prindërit birësues, bie kushëriri i tretë”, por ti nuk e ke asgjë. Prindërit e tu, po e kanë pasur, babai yt më saktë, e ka pasur kushëri, por jo ju, ju nuk keni asnjë lidhje.

Etleva thotë se opinioni i fshatit kështu e ka, kjo mund të ndodhte edhe nëse ajo do fuste në shtëpi ndonjë kafshë. Më tej, ajo rrëfen se ka mbajtur edhe njerëz të tjerë në shtëpi.

Etleva: Gjen një njeri, grua e fut në shtëpi, se unë kam patur prapë në shtëpi 6 muaj, një grua të ndarë nga bashkëshorti, ndenji 6 muaj te unë me dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po për atë s’thanë gjë?

Etleva: Tani, fshati mund të thotë prapë e pati dashnore.

Eni Çobani: Pastaj dy vjet ke mbajtur një tjetër?

Etleva: Pastaj mbajta një italian që iu dogj shtëpia.

Eni Çobani: Po pse gjithmonë tek ju? Ju jeni në gjendje të mirë ekonomike?

Etleva: Jo, unë nuk jam në gjendje të mirë, jam në gjendje mesatare si gjithë të tjerët.

Eni Çobani: Por keni zemrën e madhe.

Etleva i lutet kushëririt të saj të tretë, Serjanit, të cilin në fakt e quan të tillë për shkak të prindërve adoptees që të largohet nga shtëpia e saj.

Etleva është nënë e katër fëmijëve, burri i saj ndodhet në Itali për momentin. Serjani është i ndarë nga gruaja, jeton pranë shtëpisë së Etlevës, por në kushte jo të mira dhe nuk ka mirëqenie financiare. Ky ka qenë shkaku pse Etleva e ka marrë në shtëpinë e saj, por ai nuk pranon të largohet.

Eni Çobani: E kuptoj që në fshatra të vogla mund të ndodhin këto gjëra. Keqkuptime. Një zonjë i hap derën një hallexhiu dhe shiko se si keqinterpretohet, pra akuzohen për një marrëdhënie intime, ndërkohë që është e pamundur, nuk mund të ndodhë. Zonja ka pritur edhe njerëz të tjerë më parë. Edhe pse në një gjendje ekonomike jo të mirë, normale, ajo me zemrën saj ia ka hapur derën. Aq sa ka pasur mundësi. Tani po kalon mundësitë e saj mbajtja e Serjanit, plus ka një opinion shumë të rëndë. “Zonja Eni nuk dal dot në kafe se më shikojnë shtrembër”, më thotë.

Etleva: Zonja Eni, unë kërkoj të më hiqet kjo njollë. Kjo njollë e zezë që ti si grua, si nënë, si bashkëshorte dhe si publik që e dëgjon, unë nuk jam e tillë. Nuk kam ardhur në këtë publik si e shthurur, por kam ardhur si një nënë e si një grua që të kërkoj të drejtën time. Unë i drejtohem Serit, çfarë kërkon nga unë shpirti i motrës, ma thuaj!

Serjani: Të më ndihmosh o Etleva se nuk kam mbështetje.

Etleva: Çfarë mbështetje do zemra e motrës?

Serjani: Je motër, vëlla për mua.

Etleva: Po ja, jam motër, ja u bëra motër, çfarë kërkon?

Serjani: Le të thonë çfarë të duan njerëzit, unë të kam konsideruar si motër si shoqe, si kushërirë.

Etleva: Si të thonë njerëzit?

Serjani: Të thonë njerëzit çfarë të duan.

Etleva: Mirë e supozojmë se njerëzit nuk bëjnë fare, i heqim vizën. Po bashkëshortit si t’i them, apo edhe atij t’i heqim vizën?

Serjani: Unë të konsideroj si motër, si kushërirë.

Etleva: Edhe një herë Seri. I hoqa njerëzit, i vura vizën. Jemi bashkë të dy, tani.

Eni Çobani: Po bashkëshorti e di apo jo?

Etleva: Unë kam edhe një bashkëshort t’i heq edhe atij vizën? Unë ta thashë, nuk jam e shthurur, këtu në publik, kam ardhur si grua dhe si nënë këtu në publik. T’i them bashkëshortit “hajde fli ti, të hyj unë në mes, të marr edhe Serin?” Apo t’i them, “hajde ti të flemë bashkë dhe Seri të gjejë një zgjidhje vetë?”

Eni Çobani, ndërmjetësja e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, thotë se Serjani, i cili ndodhet përballë Etlevës në “E diela shqiptare” në Tv Klan, në fakt e ka një shtëpi. Kjo do të thotë se nuk është e nevojshme që ai të qëndrojë në shtëpinë e kushërirës së tij, me të cilën akuzohet nga fshati se ka marrëdhënie intime.

Sigurisht, ky mendim vjen nga fakti që në të vërtetë nuk kanë lidhje gjaku sepse Etleva është e birësuar dhe qëndrimi i Serjanit në shtëpinë e saj, kur bashkëshortin e ka në Itali, nuk shihet me sy të mirë. Serjani thotë se nuk ka ku të shkojë sepse e kanë përjashtuar nga familja bujqësore, ndërkohë Eni Çobani shpjegon se kjo nuk mund të ndodhë.

Publiku voton në favor të Etlevës që kërkon që Serjani të largohet nga shtëpia e saj sepse kjo i ka ngjitur një njollë nënës së katër fëmijëve.