Thumb për Saimir Tahirin? Rama bën deklaratën e fortë: PS nuk bëhet mburojë për asnjë ministër!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS ku po festohet për 30 vjetorin e krijimit të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë të fortë.

Pas shumë “skandaleve” brenda Partisë së tij, Rama ka deklaruar publikisht se PS nuk do të bëhet mburojë për asnjë ministër, deputet, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap.

Rama: Mandati i tretë përputhet me drejtësinë. Flamuri i PS nuk do të bëhet mbulesë për asnjë ministër, deputet, drejtor, shef, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej tij apo prej saj. E kemi parë që na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë.

Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbuar. Reagimi ynë do të jetë edhe më i qartë e i prerë. Ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd. PS është mbështetësja, garantja e refomës në Drejtësi.

Reforma në drejtësi dhe lufta kundër drejtësisë së vjetër është vijë ndarëse, mes PS dhe kujdo brenda nesh që hyn në gjynah me popullin duke abuzuar me detyrën.

 


Shtuar 12.06.2021 19:42