Theu bindshëm herësin në Tiranë! Fatmir Xhafaj “tradhtohet” nga socialistët, nuk futet në Kryesinë e PS (FOTO LAJM)

Ish-ministri Fatmir Xhafaj ka mbetur jashtë Kryesisë së PS dhe jashtë kabinetit qeverisës të prezantuar sot nga Kryeministri Rama.

Pavarësisht se ai u votua masivisht në qarkun e Tiranës duke thyer edhe herësin, Xhafaj nuk ka arritur të marrë votat e PS në zgjedhjet për Kryesinë e PS.

Ish-ministri i Brendshëm ka arritur të marrë vetëm 137 vota në këtë votim duke ngelur jashtë Kryesisë se PS.

Gjithashtu jashtë Kryesisë ka mbetur dhe Eduard Shalsi, ministër në detyrë për Sipërmarrjen.

Rikujtojmë se kryeministri Rama njoftoi  se në kryesi do jetë dhe Lindita Nikolla, e cila është propozuar për kryetare Kuvendit.

 

Humbësit:

Fatmir Xhafaj

Eduard Shalsi

Pjerin Ndreu

Ervin Dema

Milva Ekonomi

Klodilta Ferhati

Almira Xhembulla

Ermonela Felaj

Fituesit:

Pandeli Majko

Erion Braçe

Ditmir Bushati

Ilir Beqja

Arben Pëllumbi

Armand Subashi

Ogerta Manastirliu

Belinda Balluku

Olta Xhaçka

Evis Kushi

Mimi Kodheli

Blerina Gjylameti. /albeu.com/

 


Shtuar 2.09.2021 16:54