Një ngjarje e rëndë u raportuar mëngjesin e sotëm nga Durrësi, ku një 29-vjeçare u gjet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë pasi e kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ndodhi në lagjen 14 të qytetit bregdetar, ndërsa nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji elektrike lavazhin para shtëpisë ka bërë masë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se viktima ishte shtatzënë./albeu.com