Thellohet më tej skandali i evazionit me inceneratorët, e moshuara “milionere”: Ne nuk kemi shtëpi jo më biznes

Thellohet më tej skandali i evazionit fiskal të inceneratorëve ku një tjetër çift të moshuarish figurojnë se kanë kryer transaksione miliona euro me kompani të lidhura me impiantet e përpunimit të mbetjeve.

“Syri” ka publikuar një bisedë telefonike të zhvilluar me zonjën Ruzhdije Meta nga Lezha, e cila ka treguar se vetëm mbrëmë e ka marrë vesh se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Ajo shprehet se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendura në këtë skandal.

Të lidhura

None found

“Jo, jo, nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di”, tregon zonja. Për më tepër, Ruzhdije Meta tregon se ajo jeton me bashkëshortin, Shkëlqim Meta, në apartamentin e vëllait të saj, pasi banesa e saj e mëparshme është shembur. “Aman, mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë te vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë”, tregon Ruzhdije Meta.

Intervista

Gazetarja: Përshëndetje, si jeni? Me zonjën Ruzhdije Meta po flas?

Ruzhdije Meta: Po.

Gazetarja: Desha t’ju pyes nëse jeni në dijeni që keni dalë si biznesmene e një kompanie për inceneratorët?

Ruzhdije Meta: Po, e kam parë në televizor.

Gazetarja: Kishit dijeni ju për këtë?

Ruzhdije Meta: Jo, nuk dinim asgjë.

Gazetarja: A dyshon që mund të të ketë marrë dikush ndonjë kartë ID, ndonjë numër?

Ruzhdije Meta: Nuk e di, çfarë s’po bëhet në këtë dynja.

Gazetarja: Apo keni firmosur diçka?

Ruzhdije Meta: Jo, jo

Gazetarja: Shkëlqim Meta është bashkëshorti juaj?

Ruzhdije Meta: Po, po.

Gazetarja: Domethënë, ju që të dy, Shkëlqim Meta dhe Ruzhdije Meta keni dalë si biznesmenë. Edhe për burrin tuaj e keni marrë vesh?

Ruzhdije Meta: Aman, mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë te vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.

Gazetarja: Sa veta jeni në familje?

Ruzhdije Meta: Vetëm ne të dy jemi, burrë e grua.

Gazetarja: Po si jua kanë marrë të dhënat, a keni ndonjë dyshim?

Ruzhdije Meta: Nuk dimë asgjë. Po kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë.

Gazetarja: Për patronazhistët e keni fjalën?

Ruzhdije Meta: E kur dolën lloj-lloj të dhënash karte ID, atëherë s’e di.

Gazetarja: Ata emrat që kanë dalë nuk e di i keni parë në televizor, që ju kanë përfshirë?

Ruzhdije Meta: Nuk njoh asnjeri aty.

Gazetarja: Dashamir Ymeraj e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo.

Gazetarja: Eneidi Zeqo, e njeh?

Ruzhdije Meta: Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.

Gazetarja: Keni menduar ta hidhni në gjyq?

Ruzhdije Meta: Të shikojmë njëherë. Të gjejmë kush janë njerëzit, pastaj të bëjmë diçka.

Gazetarja: Ju nuk keni shtëpi apo jo? Jetoni te vëllai?

Ruzhdije Meta: Unë jetoj te vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë, por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet