Ronaldo te Man United? The Sun i vë “vulën” një herë e mirë

Cristiano Ronaldo si futbollist shkëlqimin e  ka arritur në skuadrën e Manchester United.

Mediat e kane lakuar së fundmi emrin e tij për një rikthim të mundshëm në United ndërkohë që tablodi “The Sun” ditët e fundit ka raportuar se Manchester United nuk e ka në plan që ta rikthejë atë në “Old Traford”.

“Manchester United nuk e ka në plan të bëj as edhe një lëvizje që ta rikthej yllin portugez Cristiano Ronaldo”, shkruan “The Sun”.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin përfundon në verën e vitit 2022.

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë fare fokusin te portugezi dhe po shikojnë opsione tjera.

 


Shtuar 18.03.2021 16:17