Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 25-vjeçar i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi katër ditë më parë teksa policët rrugorë ishin duke kryer kontrolle rutinë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Të lidhura
None found
Teksa i bën testin e drogës, një 21 vjeçar rezultoi pozitiv duke bërë që të dërgonin në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Tiranës vë në pranga një tjetër shtetas që drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
4 ditë më parë, Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 25-vjeçar i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Gjatë kontrolleve policore, në rrugën “Xhanfize Keko”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin *AquilaScan*.
Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, *“Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.*/albeu.com/
