Tërmeti në Klos, regjistrohen gjatë natës dhe 5 lëkundje të tjera

Mbëmjen e djeshme lëkundje tërmeti janë regjistruar në vend. Sipas IGJEUM, magnitudë  e tërmetit ishte 4.7 Rihter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit. Pas këtij tërmeti u regjistruar dhe një tjetër, me magnitudë 2.7 Rihter.

Por, sipas IGJEUM, nata nuk ka qenë e qetë. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar dhe 3 tërmete të tjera në Klos, një në Konispol dhe një Bilisht.

Sipas sizmilologut Shyqyri Aliaj, nuk duhet të shqteësohemi nga ky tërmet dhe nuk duhet të krijojmë panik, pasi magnituda nuk është e rrezikshme.

“Nuk është për t’u shqetësuar nga ky tërmet me magnitude 4.7 me epiqendër në Bulqizë”, tha ai për AlbEu.

Megjithatë njerëzit janë trembur dhe kanë dalë nga shtëpitë. Siç shihet nga pamjet më poshtë ata kanë dalë me makina në rrugë nga paniku, duke qenë se ndihen të frikësuar dhe ende kanë të freskët tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona nga tërmeti me magnitudë 6.4.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Sa i takon tërmetit në Klos, Bashkia doli me një njoftim, ku tregoi dhe pasojat materiale.

Njoftimi:

Sipas raportimeve të orës 12.00 për qarkun Dibër.
Informacioni vin nga Bashkia Klos, ku deri ne keta momente njoftohen per demtime te pjeseshme ne banesa si:
Nj.Adm.Xiber, fshati Xiber Hane (Halil Sula, Kadri Haka, Avni Dakuci).
Fshati Xiber Murrize(Murat Bardhi, Ali Keta, Veli Karaj).

Nj.Adm.Gurre, fshati Gurre e Madhe(Ethem Kadiu).

NJ.Adm.Klos fshati Bel(Alfred Kaçuli).

Një banesë e dëmtuar në fshatin Luzni, bashkia Dibër. Administrata e Bashkive eshte ne monitorim te situatës dhe prane banoreve te tyre.
Po ndjekim situatën./albeu.com


Shtuar 16.01.2023 07:26