Tërmeti i fortë në Venezuelë, Shakira premton se do të ndihmojë në rindërtimin e shkollave

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira, ka zhvilluar një vizitë të papritur në provincën Chocó, një nga zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi Kolumbinë javën e kaluar, duke premtuar mbështetje për rindërtimin e shkollave dhe rikthimin e fëmijëve në arsim.

Një javë pasi u trondit nga një tërmet shkatrimtar, i cili la pas 287 viktima dhe mijëra të plagosur, në kolumbi ka filluar rindërtimi i vendit.

Të lidhura

None found

Shakira, këngëtarja e njohur me origjinë kolumbiane vizitoi provincën Chocó, ku premtoi se do të ndihmojë në rindërtimin e të paktën 10 shkollave të dëmtuara nga tërmeti, si edhe në restaurimin e një universiteti teknologjik lokal.

Shakira vizitoi disa prej shkollave të prekura, u takua me nxënësit dhe mësuesit dhe theksoi rëndësinë e rikthimit sa më të shpejtë të fëmijëve në klasa.

“Nuk ka një mënyrë për të lehtësuar menjëherë dhimbjen e kaq shumë njerëzve, por ekziston angazhimi për të qëndruar pranë banorëve të Chocó-s dhe për të mos e braktisur këtë rajon”, deklaroi Shakira.

Në këtë nismë, këngëtarja po bashkëpunon me Howard Buffett, djali i filantropit miliarder Warren Buffett dhe një donator i hershëm ne projektet arsimore në Kolumbi, për rindërtimin e 10 shkollave në rajon.

Fondi Global i Arsimit i FIFA Global Citizen dhe kompania Live Nation kanë premtuar nga 500 mijë dollarë secili, ndërsa Banka e Zhvillimit e Amerikës Latine dhe Karaibeve ka kontribuar me 250 mijë dollarë. Këto fonde do të përdoren për riparimin e shkollave dhe për krijimin e kushteve per procesin mësimor.

Ndihma për zonat e prekura nga tërmeti ka marrë mbështetje edhe nga artistë të tjerë të Amerikës Latine, si Marc Anthony, Karol G, Maluma dhe Sebastián Yatra te përfshirë në koncerte dhe aktivitete bamirësie për mbledhjen e fondeve për Kolumbinë dhe Venezuelën.


jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom