Termet i fuqishëm në Tajvan, sa ishte magnituda

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit . Autoritetet tajvaneze thanë se tërmeti ishte 27 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Sipas mediave të huaja, nuk raportohet për dëme serioze apo lëndime, ndërsa autoritetet thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

Epiqendra u regjistrua 89.4 kilometra larg bregut lindor të Tajvanit, afërsisht në gjysmë të rrugës midis bregut të qarkut Hualien dhe ishullit jugor japonez të Yonaguni.

Tërmeti mund të ndihej në të gjithë Tajvanin, derisa u lëkundën ndërtesat për pak kohë në kryeqytetin e Taipeit./albeu.com