Tërhiqet FNSH, autoboti me ujë hiqet nga rruga para ministrisë së Arsimit

Autoboti me ujë që qëndronte i pozicionuar para Ministrisë së Arsimit është larguar, duke lejuar hapjen e rrugës për qarkullimin.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij veprimi dhe nëse bëhet fjalë për një ndryshim të masave të sigurisë apo për një strategji të re të policisë gjatë protestës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, gjatë një bisede me studentët protestues, është treguar i qetë në komunikimin me ta, duke u kërkuar të shmangin hedhjen e gurëve.

“Ju vaftë mbarë vazhdoni protestën në mënyrë paqësore. Nuk ka civilë. Mos godisni me gurë. Nëse godisni me gurë do ju përgjigjemi me ujë”, u dëgjua të thotë komandanti.


Shtuar më 16.10.2026 12:15