Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, regjisori serb: A është radha e Kosovës?

Pas 20 vitesh, trupat amerikane janë tërhequr nga Afganistani duke bërë që talebanët të marrin kontrollin e vendit.

Regjisori i njohur serb, Boris Malagurski, përmes një postimi në Twitter ka ngritur një pyetje provokuese. Ai shkruan se pas tërheqjes së trupave amerikane nga Vietnami dhe Afganistani, a do të jetë Kosova e radhës?

“A është radha e Kosovës” shkruan ai në Twitter, duke nënkuptuar kontrollin e Kosovës nga Serbia ./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 14:56