Dy uishtarë rusë janë përpjekur që të largojnë një nënë ukrainase së bashku me vajzën e saj në Kharkov të Ukrainëspor kjo nuk është bërë e mundur pasi ushtarët e tjerë rusë i kanë ekzekutuar në mënnyrë makabër.
Sipas Protothemës, ushtarët rusë nuk e duroi dot situatën kur pa dy femra, nënë e bijë, të përgjëroheshin për jetën e tyre dhe tentuan t’i ndalonin kolegët e tij. Por ata jo vetëm që nuku ndalën pasi i ekzekutuan të dyja gratë, por vranë në mënyrë makabre edhe kolegët e tyre.
Vajza e Irinës, e cila u plagos lehtë, ka folur për përvojën traumatike në gazetën “The Sun”, e cila tashmë po hetohet si krim lufte. Irina u godit në kokë dhe vdiq në krahët e së bijës. Një nga dy ushtarët rusë që i ndihmuan gjithashtu ra i vdekur. Tjetri ka mbetur i plagosur rëndë, por ka mundur të arratiset.
“Mamaja ime po drejtonte makinën, por ajo filloi të frikësohej. U ndalëm dhe pamë dy ushtarë rusë. Na fshehën në një garazh aty pranë dhe qëndruan me ne për 15 minuta. Një grup tjetër ushtarësh rusë na gjetën dhe filluan të qëllojnë.”-tha ajo.
Dy ushtarët rusë u përkulën kur panë se ukrainasja e tmerruar Irina Perlifon dhe vajza e saj Carolina donin të shpëtojnë. Incidenti ndodhi në shkurt kur trupat ruse pushtuan Kharkovin. Irina, 52 vjeç, dhe Carolina, 29 vjeç, morën makinën e tyre për t’u larguar nga zona e rrethuar nga rusët. Më në fund ato u panë nga dy ushtarë rusë dhe u ofruan ndihmë. I fshehën në një garazh por kur një grup rusësh dëgjuan për këtë, ata filluan të qëllojnë.
“Mos qëlloni, mos qëlloni. Filloi të qajë. U dëgjuan shumë zëra. Kisha ulur kokën. Gjithçka që dëgjova ishin të shtëna. Kishte gjak kudo kur ngrita sytë. Isha e bindur se do të vdisja. Unë u godita nga një plumb. U ngrita dhe fillova të dridhem sepse po shihja mamin. Pashë plumbin në kokën e saj dhe kuptova se kishte vdekur. Isha shumë e frikësuar. Nuk mund ta besoja atë që ndodhi”.-vijoi ajo.
Karolina arriti të arratisej ndërsa të shtënat vazhduan ndërsa ndihmonte rusin e plagosur të arratisej së bashku me të.
“Askush nuk e meriton këtë. Më shkatërruan jetën. Jam e shkatërruar”,-përfundoi ajo.