Ftesa e Kurtit për ngritjen e institucioneve të reja, Bytyçi: Pa marrëveshje për presidentin, procesi mbetet i ndërlikuar

Të enjten, kryeministri Albin Kurti u ka dërguar ftesa partive politike për një takim që lidhet me krijimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Të lidhura

None found

Bedri Hamza ishte i pari që iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese, ndërsa Lumir Abdixhikut i është dashur më shumë kohë për të kthyer një përgjigje pozitive, por duke vendosur edhe disa kushte.

Nga ana tjetër, Ardian Gjini i AAK-së e ka refuzuar ftesën e Kurtit.

Në këto rrethana, mbetet pyetja se çfarë mund të prodhojë ky takim mes Kurtit dhe drejtuesve të opozitës, në gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Për këtë çështje, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur Prof.dr. Enver Bytyçi. Ai shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund i shpalli rezultatet e votimit të 7 qershorit. Sipas tij, KQZ-ja kishte mundësi ta bënte këtë më herët, por, siç thotë ai, te shqiptarët koha nuk trajtohet si duhet.

Image

“Për mua kishte një lloj vonese, sepse besoj se janë mundësitë që ky komision të bëjë të mundur më shpejt fillimin e krijimit të institucioneve. Por ne shqiptarët, më duket se, më pak të vlefshme kemi kohën. E në fakt koha është ajo që duhet vlerësuar më shumë se çdo gjë tjetër. Hajt se kemi kohë! Kjo është metafora që përdorim. Edhe komisionerët zgjedhorë shqiptarë janë”, vlerëson ai.

Sipas Bytyçit, kjo është hera e tretë radhazi që Kurti fton në takim liderët e opozitës, pas dy përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme që nga zgjedhjet e kaluara.

“Një ditë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, kreu i mazhorancës, Albin Kurti, ka kërkuar që të bisedojë me liderët e partive parlamentare, me qëllim krijimin e institucioneve. Eshtë hera e tretë që liderët politikë të Kosovës bëjnë trajnim për këtë proces. Dy herët e kaluara dështuan me shumë sukses. Herën e parë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, dështuan të krijojnë qeverinë. Herën e dytë të zgjedhin presidentin. Kësaj here sfida është përsëri zgjedhja e presidentit, sepse kryesia e Kuvendit dhe qeveria mund të zgjidhen vetëm me votat e mazhorancës”, thotë profesor Bytyçi për ‘Bota sot’.

Ai thekson se pikërisht mungesa e votave për zgjedhjen e presidentit e bën të domosdoshëm bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Jo vetëm nevoja, por domozdoshmëria e këtij bashkëpunimi. Pra kreu i shtetit mund të jetë vetëm produkt i një marrëveshjeje. Prandaj dhe Kurti bëri ftesën përkatëse. Por a do t’i përgjigjen pozitivisht liderët e opozitës kësaj ftese? AAK është treguar e gatshme të marrë pjesë në takim me disa kushte, sipas saj. Këto kushte ajo nuk i ka bërë të ditura. Nëse është fjala për përzgjedhjen e një kandidati jo partiak, ose së paku të pranueshëm për të gjitha palët dhe nëse AAK ka në shënjestër një emër konkret, kjo do të ishte ndihma më e madhe që kjo parti jep, edhe pse e vogël në përfaqësimin e saj në parlament”, thekson ai.

Profesori shprehet se situata aktuale i duket edhe më e vështirë sesa ajo pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Në PDK shoh se klani PRONTO, ose klani manupulues, zhvatës dhe i pangopur, gjithashtu i frikësuar nga reagimi i drejtësisë, është një grupim që nuk pranon asnjë kompromis me Vetëvendosjen dhe Listën Guxo e Alternativën. Ata kanë vetëm një objeksion dhe një fiksion:- Ta bllokojnë pambarimisht krijimin e institucioneve me shpresën se do të kthehet në Kosovë kreu i këtij klani dhe më pas, sipas tyre, do të ndryshojnë ekulibrin e pushtetit në favor të tyre. Ky klan, e shumta do të donte një president, i cili do të ishte i gatshëm të bllokonte të gjitha nismat ligjore për reformën në drejtësi”, vlerëson ai.

Megjithatë, sipas tij, në Partinë Demokratike të Kosovës ka jo pak deputetë që e duan stabilitetin institucional të Kosovës dhe, për rrjedhojë, mbështesin natyrshëm një marrëveshje të mundshme, si edhe bisedimet për këtë me Kurtin.

“Nëse PDK do të ishte e gatshme për një marrëveshje, në të cilën të vendosej edhe për reformën zgjedhore, atëherë krijimi i institucioneve do të realizohej lehtësisht, brenda një jave. Por nuk shoh asnjë mundësi të ndodhi kjo, për shkak të asaj që thashë më lart. Skoret e kësaj partie janë akoma me një fuqi vendimmarrëse, madje imponuese dhe këto nuk kanë asnjë lloj interesi për t’i dhënë Kosovës stabilitet institucional. Ndaj dhe Bedri Hamza ende nuk është prononcuar, nuk ka dhënë akoma një përgjigje për ftesën e zotit Kurti. Nëse i përgjigjet ftesës pozitivisht, atëherë do të duhet të shkojë me propozime konkrete. Sepse nuk ësht zgjidhje të shkosh në takim dhe t’i thuash kreut të mazhorancës: – Çka po mendon ti?”, nënvizoi ai.

Më tej, Bytyçi thotë se edhe Lidhja Demokratike përballet me përçarje të brendshme, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, rrymat konservatore brenda kësaj partie kërkojnë, ndoshta me të drejtë, largimin e Abdixhikut nga drejtimi i LDK-së.

“Për pasojë kreu i LDK-së nuk e ka të lehtë të marrë një vendim të saktë e të prerë. Çfarë do të bëjë ai? Ai as vetë nuk e beson se ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të tij për të bërë një marrëveshje me zotin Kurti. Nëse atij i mungojnë qoftë dhe dy deputetë për këtë, ai nuk ka fuqi të nënshkruajë marrëveshje, sepse nuk mund të garantohen 80 deputetë në sallë për zgjedhjen e presidentit”, vlerëson ai.

Për të gjitha këto arsye, profesori e konsideron të vështirë procesin për formimin e institucioneve të reja.

“Deputetët e zgjedhur në një numër të konsiderueshëm janë në parlament për të mbrojtur interesat personale ose klanore dhe jo interesat e Kosovës. Liderët e të dy partive të mëdha janë gjithnjë e m[ shumë liderë të dobët, të cilët nuk kanë fuqi vendimmarrjeje. Ndërkaq Kurti do të duhet që në fillim të paraqesë propozimet publike për mënyrën se si të përcaktohet emri i kandidatëve dhe për kriteret që duhen zbatuar. Kësisoj ai bëhet i besueshëm pë publikun dhe i pakontestueshëm nga ana e opozitës”, thotë ai.


grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş