Ali Khamenei varroset në Mashhad pas ditësh zie dhe ceremonish, mungon në funeral djali i tij Mojtaba

Pas disa ditësh ceremonish mortore dhe zie publike, ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është prehur në qytetin e lindjes, Mashhad.

Sipas mediave shtetërore iraniane, varrimi u zhvillua në orët e para të mëngjesit, pasi më herët trupi i tij ishte dërguar në disa qytete të Iranit dhe Irakut, ku u mbajtën homazhe dhe procesione mortore.

Të lidhura

None found

https://x.com/Stein3Hai/status/2075324059152175451

Në ceremoninë e varrimit nuk u pa djali i tij dhe pasardhësi i përfolur, Mojtaba Khamenei. Edhe pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror IRIB nuk e shfaqën atë në funeral. Para nisjes së ceremonisë, lutjen mbi trupin e ish-udhëheqësit e drejtoi djali i madh, Mostafa Khamenei.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm mijëra qytetarë të veshur me të zeza, që mbanin flamuj iranianë, portrete të Khameneit dhe pankarta me slogane revolucionare. Nga turma u dëgjuan thirrje kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si edhe kërkesa për hakmarrje pas vdekjes së ish-udhëheqësit suprem.

Procesionet mortore kishin nisur një ditë më parë, ndërsa autoritetet ndërmorën masa duke mbyllur rrugë, hapësirën ajrore dhe duke kufizuar aktivitetin në Teheran dhe qytete të tjera, për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonive.

Varrimi në Mashhad mbart edhe një domethënie historike, pasi Khamenei është vetëm udhëheqësi i dytë i Iranit që varroset në këtë qytet, pas Nader Shahut, i cili u preh aty në vitin 1747.

https://x.com/IranIntl_En/status/2075290169796620515

Vdekja e Khameneit ka ardhur në një moment tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme. Autoritetet iraniane e kanë paraqitur pjesëmarrjen e madhe në ceremonitë mortore si dëshmi të unitetit kombëtar dhe të mbështetjes për Republikën Islamike.


Shtuar 10.07.2026 08:43

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş