SHBA në alarm pas sinjalizimit nga Izraeli: Teherani dyshohet për plan ndaj Donald Trump

Izraeli u ka përcjellë Shteteve të Bashkuara të dhëna të reja inteligjence që, sipas burimeve me dijeni për çështjen, flasin për një plan iranian për atentat ndaj Presidentit Donald Trump.

Të lidhura

None found

Sipas The Wall Street Journal, ky zhvillim përfaqëson një tjetër rritje të tensioneve në përballjen mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Gazeta amerikane kujton se prej vitesh Irani ka deklaruar publikisht se synon hakmarrje ndaj Trumpit për eliminimin e Qassem Soleimanit, gjeneral i lartë i Trupës së Gardës Revolucionare Islamike, gjatë mandatit të parë të tij presidencial.

Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë e pranoi mundësinë e një skenari të tillë, ndërsa la të nënkuptohet edhe se drejtuesit aktualë të regjimit të ajatollahëve mund të kenë të njëjtin fund si ata që i paraprinë, nëse këmbëngulin në përshkallëzimin e përplasjes.

“Udhëheqësit e tyre janë zhdukur. Pastaj zgjodhën udhëheqës të tjerë. U zhdukën edhe ata. Tani kanë një grup tjetër liderësh. Edhe ata mund të zhduken, ku i dihet. Dhe e dini çfarë? Edhe unë gjithashtu mund të mos jem më, sepse jam objektivi i tyre numër një. Jam numri një në listën e tyre të vrasjeve”, deklaroi Trump.

Në javët e fundit, raportet mes Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë ftohur për shkak të dallimeve lidhur me vijimin e luftës me Iranin. Netanyahu ka mbrojtur idenë e vazhdimit të sulmeve ndaj Iranit dhe arritjen e objektivave të tjera ushtarake.

Nga ana e tij, Trump ka kërkuar një dalje nga konflikti, duke shfaqur shqetësimin se përplasja mund të sjellë tronditje për ekonominë globale.

Zyra e kryeministrit izraelit bëri të ditur se Trump dhe Netanyahu zhvilluan një bisedë telefonike një ditë më parë, ku ranë dakord të vijojnë “koordinimin mes dy vendeve”.

Në të njëjtën deklaratë thuhet se Trump e vuri në dijeni Netanyahun për aktivitetet më të fundit të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.


Shtuar 10.07.2026 09:55

grandpashabetjojobetcasibomKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetcasibomGalabetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişGalabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş