Tentoi dy herë të grabiste kazinonë me pistoletë lodër, kush është 44 vjeçari që u arrestua sot

Jorgo Kumaraku, 44-vjeç u arrestua sot pasi tentoi ditën e djeshme të grabiste një grua afër një bankomati duke e kërcënuar me thikë.

Kumaraku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge.

Në vitin 2007 ai ka grabitur një kazino në Sarandë duke kërcënuar me pistoletë lodër punonjësen. Për këtë u dënua me 5 vite burg.

Një vit më vonë në burg atij iu gjet një celular, madje dha deklaratë të rreme sikur celularin e kishte futur një polic i paraburgimit në Sarandë. Ai u dënua me 6 muaj burg.

Në 2013 Kumaraku rikthehet për të grabitur sërish një kazino, po me skemën e vjetër. Edhe kësaj radhe pre ra një kazino në Sarandë, teksa Kumaraku kërcënoi dhe dhunoi punonjësen duke përdorur edhe pistoletë lodër.

Një ditë pas kësaj ngjarje, Kumaraku grabit një tjetër kazino tek ‘’Ura e Lumit’’ në Gjirokastër. Për këtë të fundit u dënua me 6 vite burg. Ai është dënuar më parë edhe në Greqi për trafik droge.

 


Shtuar 9.05.2021 20:16