Nga Kuvendi tek Meta, në fundjavë përfundon në SHBA! Zbulohen planet e Ramës

Në orën 16:00 pretendohej të niste pjesa e tretë e Kuvendit të Shqipërisë ku do të miratoheshin emrat për Këshillin e ri të Ministrave.

Por në këtë seancë, ndryshe nga çfarë pritej, ka munguar kryeministri Edi Rama. Opozita ka refuzuar të vazhdojë seancën deri në momentin që kryeministri Rama të jetë pjesë e Kuvendit.

AXHENDA:

Në seancën e sotme plenare pritet që të votohen dhe më pas emrat t’i kalojnë presidentit për të dhënë dekretimin e tij ditën e nesërme.

Më pas, kryeministri Edi Rama të niset në fundjavë për në SHBA ku do të marrë pjesë në asamblenë e kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë që tashmë mungon në seancë, mësohet se kryeministri Rama do të bëhet pjesë e Kuvendit në orën 17:00 për shkak të angazhimeve. /albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 16:57