Temperaturat e larta po dëmtojnë kabllot e energjisë elektrike, qyteti italian pa drita për orë të tëra

Temperaturat e jashtëzakonshme të këtyre ditëve po krijojnë probleme të shumta në disa qytete italiane. Mes tyre edhe Napoli, ku pasditen e djeshme ndodhi një ndërprerje e energjisë elektrike, që la një pjesë të qytetit pa drita.

Teknikët shpjegojnë se ishte një defekt i dyfishtë në kabllit nëntokësorë, ndoshta i lidhur me valët e forta të të nxehtit.

Ata bënë të mundur një lidhje alternative të energjisë elektrike duke rikthyer pas disa orësh dritat në qytet, pasi riparimi përfundimtar i defektit kërkon shumë kohë./albeu.com