Temperaturat do pësojnë rritjen drastike, ja çfarë na pret në ditët e ardhshme

Një valë e ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore do të tërhiqet gradualisht, duke sjellë një ngrohje të dukshme të motit në territorin shqiptar. gjithë 24-orëshit ky ndryshim atmosferik do të sjellë mot të kthjellët dhe stabilitet për zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa zonat malore do të përjetojnë mot me kthjellime të shoqëruara me vranësira të lehta e kalimtare.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të dukshme, duke u luhatur nga vlerat minimale prej -1°C në zonat verilindore deri në 18°C përgjatë vijës bregdetare, ku do të regjistrohen temperaturat më të larta.

Të lidhura

None found

Ky stabilitet atmosferik do të mbajë motin të qëndrueshëm edhe gjatë natës. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar dallgëzim të lehtë2 ballë) në brigjet detare.


Shtuar 9.04.2025 17:01

Tags: ,