Temperaturat deri në 40 gradë, si do të jetë moti sot

Vendi ynë vijon të jetë nën dominimin e kthjellimeve përgjatë orëve të para të paradites në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash te lehta dhe të përkohshme në zonat malore, pasi mbremja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke sjellë mbizotërim te kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C.

Era do te fryjë me shpejtesi 38 km/h nga drejtimi Perendimor – Jugperendimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 3 ballë./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 08:04