Temperatura në ngritje dhe …, parashikimi i motit për ditën e diel

Edhe përgjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjatë pasdites në zonat malore do të ketë edhe dendësi vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave ato prutet të mos i kalojnë 35 gradë celcius në zonat e ulta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë në vlerat maksimale 29 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.


Shtuar 12.08.2023 15:20