Ulen temperturat, bien reshjet e para të borës në Shqipëri! Suprizat e motit për ditët e ardhshme

Dita e enjte ka sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin si dhe stuhi shiu në pjesën më të madhe të vendit.


Ndërkohë në Kukës duke parë temperaturat që na kanë shoqëruar gjatë ditëve të fundit duket s eka ndodhur “mrekullia” pasi kanë rënë reshjet e para të dëborës.

Siç shihet edhe nga fotot reshjet e para kanë zbardhur majën e malit të Gjallicës.


Gjatë ditëve në vijim pritet të kemi sërish reshje shiu nëtë gjithë vendin, ndërkohë që dita e shtunë mund të sjellë edhe surpriza, ku në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

/AlbEu.com/


Shtuar 2.11.2023 15:51