Në ditën e parë të qëndrimit të tyre në Big Brother Vip, banorët kanë filluar të njihen me njeri tjetrin duke folur për të kaluarën e jetës së tyre.
Tea Trifoni në një bisedë me dy banorët e tjerë, Ronaldo Sharkën dhe Zhaklina Gjollën foli për lidhjen e shumëpërfolur të saj me konkurrentin tjetër të Për’puthen dy vite më parë. Tea theksoi se gjithçka e ka bërë për show.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: “Do lidheshe këtu brenda, në qoftë se do e ndjeje?”
Tea: “Po, nëse do e ndjeja. Nuk do e rezervoja veten”.
Ronaldo: “Po për lojë?”
Tea: “Jo nuk e bëj më atë gjë. E kam ngrënë njëherë atë gjë”.
Zhaklina: “Pse atë e bëre për lojë? Nuk kishe asgjë me atë çunin?”
Tea: “Jo nuk kisha asgjë. Historia që u shfaq në “show” ishte e gjitha “shoë”. Ne ishim miq, na ecte muhabeti por kaq. Për publikun dhe njerëzit që më kanë ndjekur ishte një gjë shumë e madhe. Për mua është diçka që është mbyllur para dy viteve dhe zgjati vetëm tre muaj. Për mua ishte një histori që zgjati vetëm tre muaj”.
View this post on Instagram