Bearti i “vuri vulën” ndarjes, vjen reagimi i Teas: Burrat e vërtetë nuk ofendojnë

Pas lidhjes së tyre  që mori gjerësisht vëmendjen e publikut, tashmë ndarja e Teas dhe Beartit po merr sërish të njëjtën vëmendje.

Ish-çifti hoqën fillimisht njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe në rrjet u përhap me shpëjtësi lajmi. Më pas Bearti konfirmoj ndarjen për mediat kosovare.

Por vetëm ditën e djeshme ai ka reaguar për herë të parë në Instagramin e tij.

Ai ka publikuar një shprehje thumbuese që duket se i dedikohet Teas dhe më pas ka konfirmuar për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.

Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punës mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Për më tepër, ndiqni videon e publikuar nga Tea.

 

 

Shtuar 26.03.2021 10:03