Të shtrirë në tokë, dalin pamjet e rënda nga aksidenti i dy efektivëve në Tiranë (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti I ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë, në Kopshtin Botanik.

Një motor e forcave “Shigjeta” me dy efektivë është përfshirë në një aksident, ku kanë mbetur të lënduar dy efektivët.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se një makinë tip “Golf”, ka goditur nga pas motorin e efektivëve duke shkaktuar aksidentin.

Mësohet se polici, drejtuesi i mjetit të efektivëve ishte jashtë orarit të punës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 7.09.2021 11:19