Si sot 2 vite më parë, Kosova zhvilloi ndeshjen më të mirë duke mposhtur Çekinë

Para dy viteve me datë 7 shtator Kosova arriti një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj.

Dardanët mposhtën 2-1 Republikën e Çekisë pr eliminatoret e Euro 2020.

Miqtë shënuan të parët me Patrick Schick në minutën e 18-të, por Vedat Muriqi barazoi shifrat.

Goli i fitores erdhi nga Mërgim Vojvoda, i cili realizoi në minutën e 67-të.

Kosova pas kësaj ndeshje kishte shanset e mira për kualifikim, por humbja ndaj Anglisë në të dy ndeshjet dhe nga Çekia në nuk, nuk realizuan kualifikimin historik. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 11:21