Të shtëna me armë zjarri te Kodra e Diellit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mëngjes në Prishtinë në zonë e “Kodrës së Diellit”. Sipas policisë, pas një konflikti mes 4 personash, sherri ka degraduar në nxjerrjen e armës.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa policia e Kosovës bën me dije se janë sekuestuar 2 pistoleta dhe 15 fishekë.

“Rr. Rrahim Beqiri, Prishtinë 24.12.2021-15:05.  Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj kosovarë ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna armësh. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit të dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me 15 copë fishekë dhe një gëzhojë. Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 10:32