Të gjithë pa fjalë nga ‘rikthimi’ i Gentian Demaliaj. Shehu: Pata shumë ndjenja brenda meje

Donald Shehu është një ndër aktorët e afirmuar në kryeqytet, i njohur me performancën e tij në shfaqjen “Ferma e Kafshëve”, por jo vetëm. Sëfundmi ai ishte pjesë e një projekti të madh që sillte nëpërmjet pamjeve vizive dhe muzikës legjendën e rock shqiptar, të ndjerin Gent Demaliaj. Donaldit ju besua detyra e risjelljes nëpërmjet aktrimit të këngëtarit të dashur. Teksa performonte i veshur me rrobat e Demaliaj dhe i ngjasonte atij nëpërmjet protezave të punuara në fytyrë, Donaldi zbuloi prapaskenat e këtij koncerti në ‘Abc e Pasdites’.

“Nuk e dija çfarë më priste dhe në momentin që bëra dy takimet e para nuk e dija si do të transferohej qënia e tij te unë. Proteza fillonte poshtë syve dhe deri poshtë qafës. Ishe emocion i veçantë të vishje rrobat e të ndjerit. Momenti i parë që unë jam ballafaquar me bashkëshorten e Gentit kam pasur një emocion shumë të veçantë. Shumë ndjenja brenda meje, frikë, emocion – shprehu Donaldi në lidhje me momentin e parë që u takua me Rudi Demaliaj, zonjën e të ndjerit.

Sipas tij, e gjithë kjo eksperiencë ishte e parë për të dhe për publikun shqiptar. Rijetësimi i një figure kaq të dashur la shumë mbresa në publikun që ndoqi koncertin e realizuar më 27 Tetor.

 “Kam parë njerëz që kanë qenë të shokuar. Me vajzën e tij, Edean, nuk pata një ballafaqim, u shmanga. Kozeta ka qenë e këtij mendimi dhe ka qenë e drejtë.” – zbuloi më tej aktori.

Koncerti u dha ditën e mërkurën në Amfiteatrin e liqenit artificial të Tiranës, ku përtej interpretimit të aktorit Donald Shehu, performuan dhe emra të mëdhenj të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi etj.


Shtuar 29.10.2021 19:05