Lufta e Kosovës, melodia që përloti Vesa Lumën! Goran Bregovic? Ja ç’e shqetësoi më shumë

Gjatë Rubrikës “1 këngë, 5 jetë” në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi këngëtarja Vesa Luma përlotet teksa kujton të atin e saj.  Shumë gjërave ajo nuk iu rikthehej në kohë sepse i kujtonin pikërisht momentin kur ai ndërroi jetë. Ky moment, lufta e Kosovës lidheshin me melodinë e “Californication’.

“Pas lufte, babai im ndëroi jetë dhe unë isha duke dëgjuar pikërisht këtë këngë, një ndryshim drasitk i jetës së familjes sime. Shumë shumë vonë kam filluar me i dëgjuar prapë, jam shumë emotive dhe me gjërat lidhem shumë. Kjo është një nga to këngët që kam zgjedh të mos i dëgjoj për një kohë të gjatë, nuk e zbut dhimbjen, por po filloj gradualisht të pranoj realitetin dhe për këtë më ka ndihmuar Zelanda shumë”.

Ermali e pyet nëse ishte pikërisht kjo arsyeja e reagimit të saj për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri.

“Në Shqipëri janë shumë më pak të informuar për atë që kemi kaluar ne. Por çka kam vërejtur eshte një grup shumë i vogël i njerëzve në krahasim me grupin tjetër të madh, të cilët ishin të pajtimit që nuk duhej të celej plagë për ftu dikë që ndoshta i ka këndu luftës. U prekën plagë, jo nga ftesa e ardhjes së tij, por nga reagimet “po pse të mos ftohet; muzika nuk eshte politike”. Nuk ka mundësi të jesh shqiptar dhe të mos lidhesh artin me politikën”, shpjegoi Vesa.


Shtuar 29.10.2021 19:04