“Tapë” në timon, arrestohet 51 vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 51 vjeçar pasi u kap në gjendje të dehur teksa drejtonte automjetin e tij.

Mësohet se  u arrestua shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Fier.

“Ky shtetas, duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 14.05.2021 13:04