Tanket izraelite hyjnë në spital në veri të Gazës, ministri i Shëndetësisë: Situata katastrofike

Tanket izraelite janë futur në Spitalin Indonezian në Gazën veriore, ku raportohet për disa persona të vrarë pas sulmeve izraelite këtë mëngjes.

Drejtori i spitalit, Dr Marwan Al-Sultan tha për BBC se ushtria izraelite ishte rreth 20 larg metra nga ndërtesa.

Më herët ai tha se kishte dëgjuar të shtëna rreth e rrotull dhe se departamenti për kujdes post-operativ ishte goditur.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë tha se situata është katastrofike.

“Ne kemi frikë se forcat izraelite do të përsërisin atë që bënë në spitalin al-Shifa. Situata është katastrofike dhe forcat izraelite vetëm sa po intensifikojnë sulmet e tyre.”

Deklarata e fundit nga ushtria izraelite nuk i referohej veprimeve pranë spitalit.

Ai tha se: “Trupat e IDF vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës, duke drejtuar avionët për të goditur terroristët, infrastrukturën terroriste dhe duke gjetur armë dhe pajisje ushtarake”.

Gaza të hënën në mëngjes, Alexander Ermochenko/Reuters
John Macdougall/AFP
Alexander Ermochenko/Reuters

Ai tha se tre komandantë të kompanive të Hamasit ishin vrarë.


Shtuar 20.11.2023 08:57