Talebanët ngrenë flamurin, shpallin fitoren në Panjshir (VIDEO)

Talebanët kanë shpallur fitoren mbi provincën Panjshir në verilindje të kryeqytetit Kabul, zona i fundit i territorit që ka mbetur jashtë sundimit të tyre, raporton albeu.com.

Grupi postoi pamje në internet të luftëtarëve të tyre duke ngritur flamurin taleban.

Luftëtarët e rezistencës megjithatë thanë se ata ishin ende të pranishëm në të gjitha pozicionet strategjike dhe se po vazhdojnë  të luftojnë.

Udhëheqësi i tyre ka bërë thirrje për një “kryengritje kombëtare” kundër talebanëve.

Në një regjistrim audio të postuar në mediat sociale Ahmad Massoud, udhëheqës i Frontit Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit (NRF), fajësoi komunitetin ndërkombëtar për legjitimimin e talebanëve dhe dhënien e besimit ushtarak dhe politik.

“Kudo që të jeni, brenda apo jashtë, ju bëj thirrje që të filloni një kryengritje kombëtare për dinjitetin, lirinë dhe prosperitetin e vendit tonë ”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 6.09.2021 19:13