Takimi me Lukashenkon, Putin: Ndryshime pozitive në negociatat me Ukrainën

Ka pasur zhvillime “pozitive” në negociatat në vijim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas, sipas presidentit rus Vladimir Putin.

“Ka disa ndryshime pozitive atje, pasi negociatorët nga ana jonë më kanë informuar,” i tha Putin liderit bjellorus Alexander Lukashenko, aleati kryesor i rusëve, në një takim në Moskë.

Deri më tani janë mbajtur tre raunde negociatash midis ekipeve negociuese të dy palëve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi dhe të enjten ministrat e jashtëm ukrainas dhe rus u takuan për bisedime në Turqi.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete nga bisedimet.

Putin trajtoi gjithashtu çështjen e sanksioneve kundër Rusisë, për të cilat u shpreh se mund të kenë efekt pozitiv në vend.

“Këto janë kohë mundësish për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik dhe teknologjik,” tha ai.

Shtuar 11.03.2022 13:20