Tajfuni “Nanmadol” goditi Japoninë, të paktën 2 viktima dhe 115 të plagosur

Tajfuni Nanmado ka goditur Japoninë lindore. Shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dherash kanë përshkuar vendin.

Mediat e huaja raportojnë se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 115 të tjerë kanë mbetur të plagosur .

Kujtojmë se që nga dita e diel autoritetet japoneze kanë lëshuar një njoftim evakuimi, ndërsa deri më tani janë evakuuar të paktën 9 milionë njerëz në rajonet jugperëndimore të vendit dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike.