Tabaku: Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, qeveria rimbursoi më pak se 1%

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook, shkruan se shqiptarët kanë shpezuar 30 milion euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve me më pak se 1%.

Postimi i Tabakut:

Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro.

As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.

Fytyra e vërtetë e një qeverie që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!

Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë./albeu.com