“Ta kpus hundën”, Ronaldo ironizon Luizin: Bjeri paret këtu (VIDEO)

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij

Pasi kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”, kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër sot.

Gazetari para dy ditesh kritikoi Luizin kur i tha se ai ia kishte premtuar 5000 euro për babanë e tij.

Para se të ndodhte kjo, Luizi kishte reaguar kundër kritikave të Ronaldos që ai ia kishte bërë gruas së tij, moderatores Kiara Tito.

Sot me një video, Ronaldo duket se nuk e ka harruar sherrin dhe ka ironizuar premtimin e Luizit.

“Bje paratë ktu”, ka shkruar ai derisa ironizon duke imituar në video. /Albeu.com.


Shtuar 6.07.2023 21:40