Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Korçës pas një përplasjeje mes një grupi të personash.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”.
I dëmtuar ka ngelur shtetasi me inicialet E.Sh.
Sipas informacioneve, momentalisht ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com