Sulmi rus mbi maternitetin, Xhaçka: Akt barbar, Rusia të ndalojë sulmet ndaj civilëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter ka reaguar për sulmin ajror rus mbi maternitetin në Mariupol, ku mbetën të plagosur 17 persona.

Xhaçka shkruan se është tmerruar nga ky sulm, ndërsa i bën thirrje Rusisë të ndalojë sulmin ndaj Rusisë.

Postimi i Xhaçkës:

E tmerruar nga sulmi i Rusisë kundër spitalit në Mariupol. Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën për këtë akt barbar.

Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, shndërrimi i infrastrukturës civile në gërmadha, janë krime që duhet të dënohen nga e gjithë bota.

Udhëzoj ekipin tonë shqiptar në #KSB të koordinojë me partnerët për të bërë presion ndaj Rusisë që të ndalojë sulmet ndaj civilëve.


Shtuar 9.03.2022 21:16