Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka folur lidhur me sulmin me armë ndaj televizionit Kombëtar “Top Channel”.
Në emisionin “Opinion”, Imeraj tha se sulmi ka patur si qëllim përcjelljen e një mesazhi.
Sipas saj, sulmi është organizuar nga grupe kriminale të cilat kanë arritur të përdori dhe mjete të sofistikuar për aktivitetin e tyre.
Ish-Prokurorja thotë se ngjarje të tilla bëjnë të gjithë qytetarët të ndihen të pasigur në Shqipëri.
“Makina e përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje. Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tilë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”,-tha Imeraj.