Sulmi ndaj Berishës, reagon OSBE: Urojmë shërim të shpejtë, të shmangen spekulimet

Ditën e sotme një incident ka ndodhur në protestën e opozitën ku Gert Shehi ka goditur me grusht në fytyrë kreun e PD-së, Sali Berisha.

Mbi ngjarjen ka reaguar dhe OSBE në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, OSBE shpreh keqardhjen për këtë ngjarje ndërsa shton se duhen shmangur spekulimet ndërsa hetimet vijojnë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, thuhet në reagim./albeu.com


Shtuar 6.12.2022 18:22