Sulmi me raketa në Poloni, kush ishin dy viktimat

Kur një shpërthim tronditi fshatin e vogël polak të Szewodw, mendimi i parë i Joanna Magus ishte se diçka kishte ndodhur në fabrikën e përpunimit të grurit aty pranë. Realiteti, megjithatë, ishte shumë më i zymtë, një raketë e panjohur kishte shpërthyer në një fermë, duke vrarë dy persona.

“Dëgjova një shpërthim të madh, një shpërthim të tmerrshëm dhe më pas shkova në dritare dhe pashë një re të madhe tymi të zi. Pashë njerëz që vraponin. Mendova se ndoshta diçka ka ndodhur në objekt, se njëra nga makineritë u prish dhe shpërtheu”.

“Kam frike. Nuk kam fjetur gjithë natën”, tha mësuesja 60-vjeçare e shkollës së mesme të fshatit, e cila është rreth gjashtë kilometra larg kufirit.

“Jam e tmerruar. U vranë njerëz që i njihnim shumë mirë. Është një komunitet shumë i vogël”.

Rusia fajësoi sot Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës, me Belgjikën e cila tha se sulmi ishte shkaktuar me sa duket nga përdorimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase për të rrëzuar raketat ruse.

Kush ishin dy viktimat e sulmit me raketa në Poloni

Njëra nga viktimat ishte babai i një ish-nxënëseje në shkollë dhe tjetra ishte burri i një pastruese shkolle,tha një prej banorëve.

“Që nga fillimi i luftës ne kemi analizuar rrezikun dhe së fundmi gjërat ishin qetësuar, por ja ku jemi sot. Eshte e frikshme”.

Incidenti ngriti menjëherë frikën se NATO mund të përfshihej drejtpërdrejt në luftën e Rusisë në Ukrainën e mbështetur nga Perëndimi, por situata u qetësua pasi autoritetet u kërkuan qytetarëve të mos nxirrnin përfundime të shpejta.

Dy viktimat ishin burra rreth të 60 -tave dhe të dy punonin në një fabrikë të përpunimit të grurit.

“Ne nuk e prisnim që të ndodhte diçka e tillë, edhe nëse ndodhin aksidente, veçanërisht kur lufta është vetëm gjashtë kilometra nga fshati ynë,” tha një nga banorët.

Autoritetet lokale shpallën tre ditë zie pas shpërthimit.

Shtuar 16.11.2022 15:06