Tre njerëz u vranë në një sulm me thikë të hënën në Rusi, pranë një stacioni treni në qytetin Yekaterinburg, shkruan agjensia e lajmeve TASS.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjajes. Ai ndodhet në spital ku po merr mjekimin dhe po pyetet, pasi policia e plagosi sepse nuk donte të dorëzohej.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një debate për alkoolin. Hetuesit rajonalë dhe ekspertët kriminalistikë janë në vendin e ngjarjes.
/albeu.com