Sulm me armë zjarri në Rusi: 5 viktima, studentët hidhen nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave (VIDEO)

Një sulm me armë ka ndodhur në Rusi. Sulmi ka ndodhur në një shkollë në qytetin rus të Perm në Siberi.

Deri më tani raportohen për 5 viktima e të plagosur ndërkohë nuk dihet asnjë informacion mbi autorin.

Pamjet e publikuara në mediat vendase tregojnë studentët që hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar vrasësit.

Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë dhe po ashtu i personave që janë plagosur.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, veshur me të zeza, me një pushkë në dorë, i cili hyn në oborrin e universitetit. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës, për të shpëtuar. /albeu.com/

 


Shtuar 20.09.2021 10:09