Sulm ajror në rajonin e Kievit, vriten shtatë persona, mes tyre dy fëmijë

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm ajror në rajonin e Kievit.

Policia ukrainase ka thënë se dy nga të vrarët ishin fëmijë.

Sulmi me raketë goditi një zonë rurale të banimit në rajonin e Kievit të quajtur Markhalivka.

Më herët, një dëshmitar okular i Reuters tha se kishin dëgjuar disa shpërthime radhazi në Kiev.

Shtuar 4.03.2022 17:34