Zëdhënësi i Zelensky: Raketat ruse sulmojnë shtëpinë e presidentit ukrainas (FOTO LAJM)

Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa foto nga sulmet ruse, ku pretendohet se është goditur edhe shtëpia shtetërore e Presidentit Zelensky.

Sipas zëdhënësit të tij, një fragment i dyshuar rakete ka rënë në shtëpinë e presidentit Zelensky (shtëpia e dytë) në Kiev.

Sergii Nykyforov postoi dy fotografi që supozohet se tregojnë copat e raketës në oborrin e shtëpisë në Koncha-Zaspa, në jug të Kievit.

Zëdhënësi tha se presidenti ka reaguar duke thënë: “Ka humbur”.


Shtuar 4.03.2022 17:27