Studimi i SHBA: Shtatzënia e padëshiruar sjell 4 herë më shumë depresion te gratë

Gratë me shtatzëni të padëshiruara kanë katër herë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni pas lindjes, sipas një studimi të ri në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se ka më shumë të ngjarë për ato që ngelën shtatzënë papritmas dhe në një kohë kur nuk dëshironin.

Universiteti i Karolinës së Veriut përdori një mostër të mijëra grave që u pyetën midis javës së 15-të dhe 19-të të shtatzënisë nëse shtatzënia e tyre ishte e dëshiruar apo jo. 64% thanë se ishte planifikuar, ndërsa 36 të tjerët përshkruan shtatzëninë si të padëshiruar. Në total, studiuesit analizuan të dhëna për 688 gra tre muaj pas lindjes dhe 550 gra 12 muaj pas lindjes.

Rezultatet e studimit tregojnë se depresioni pas lindjes kishte më shumë të ngjarë të ndodhte tek gratë me shtatzëni të padëshiruara si tre muaj pas lindjes ashtu edhe 12 muaj. Përqindja në rastin e parë ishte 11% dhe në të dytën 12%. Sipas studiuesve, në fakt, këto përqindje dhe rritja e tyre tregojnë se këto nëna rrezikojnë të vuajnë nga depresioni afatgjatë.

Kur studiuesit morën parasysh moshën, nivelin e arsimit dhe statusin financiar, gratë me shtatzëni të paqëllimshme (të paplanifikuara) kishin dy herë më shumë gjasa të vuanin nga depresioni pas lindjes.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se shtatzënitë e padëshiruara mund të kenë një efekt afatgjatë në mirëqenien e nënës, duke nxitur mjekët obstetër dhe gjinekologë të marrin në konsideratë qëllimin e shtatzënisë gjatë vizitave dhe të sigurojnë mbështetjen e duhur si gjatë dhe pas shtatëzënësisë./albeu.com

Shtuar 26.05.2021 04:05