4 skuadra në garë për titullin, shikoni rregulloren dhe si dalin kampione (FOTO LAJM)

Luhet sot java e fundit e kampionatit, ku janë 4 skuadra që luftojnë për titullin dhe dy të tjera për mbijetesën.

Rregullorja e klasifikimit Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh në përfundim të sezonit, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:

    1. a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
    2. b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
    3. c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik 2020-2021;
    4. d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
    5. e) me short.

Si del Teuta kampione

-Fiton ndaj Apolonisë dhe Vllaznia barazon ose humbet ndaj Laçit.

-Teuta fiton ndaj Apolonisë, por edhe Vllaznia fiton ndaj Laçit. Në këtë version të dyja ekipet shkojnë me pikë të barabarta 66 dhe durrsakët që të dalin kampionë, duhet që ta kenë golavarazhin përfundimtar +1 nga shkodranët, pasi dihet se përballjet direkte mes dy klubeve janë në baraspeshë.

– Teuta mund të shpallet kampione edhe me një barazim ndaj Apolonisë, por duhet që edhe Vllaznia të dalë barazim ose të mundet, si dhe Partizani të mos fitojë. Me këtë variant, duhet që edhe Laçi të mos fitojë me katër gola diferencë, pasi nëse e mbyllin të dyja ekipet me 64 pikë, i bie që kurbinasit të jenë superiore nga numri total i golave.

Si del Vllaznia kampione

-Vllaznia fiton ndaj Laçit, ndërsa Teuta humbet ose barazon ndaj Apolonisë.

-Edhe sikur Teuta të fitojë, Vllaznia ka mundësi që të shpallet kampione me fitoren ndaj Laçit, në rast se fitorja e tyre është me një gol më e thellë se e durrsakëve. Duke ditur se përballjet direkte mes dy ekipeve janë në baraspeshë, edhe nëse diferenca totale e golave është e njëjtë, i bie që shkodranët ta fitojnë titullin duke pasur më të madh numrin e golave të shënuar sesa durrsakët.

-Vllaznia mund të shpallet kampione edhe me një barazim, por kjo vlen në rast se mundet edhe Teuta me Partizanin.

Si del Partizani kampion

-Partizani duhet të fitojë ndeshjen e tij në transfertën e Ballshit, ndërsa Teuta dhe Vllaznia të munden nga Apolonia dhe Laçi.

-Partizani mund ta fitojë titullin në rast se fiton ndeshjen e tij ndaj Bylisit, ndërsa Vllaznia të barazojë ndaj Laçit, rezultat i cili duhet të shoqërohet edhe me barazimin e Teutës ndaj Apolonisë. Barazimi mund t’i bënte punë vetëm në përballjet direkte me Teutën, në rast se do të mundej. Por, duke ditur që Vllaznia dhe Laçi e kanë bilancin më të mirë në përballjet direkte me “demat”, i bie që në sfidën e fundit mes tyre ta lënë pa shpresë Partizanin, cilido qoftë rezultati i ndeshjes në Shkodër.

Si del Laçi kampion

-Kurbinasit, në krahasim me tre rivalët e tjerë, janë skuadra me kombinacionet më të pakta për të dalë kampion në javën e fundit. Laçi del kampion kur fitorja e tyre ndaj Vllaznisë shoqërohet me humbjen e Teutës dhe Partizanit në ndeshjet respektive. Madje, do t’u mjaftonte edhe barazimi i Partizanit. Me të kuqtë nuk do të triumfonin dhe Teuta del barazim, Laçit i duhet që të fitojë me një diferencë prej katër golash ndaj shkodranëve, që të dalin triumfues ndaj durrsakëve me numrin më të madh të golave të shënuar.


Shtuar 26.05.2021 16:16