Studenti i Mjekësisë për protestën para Ministrisë së Arsimit: Rama largohet vetëm përmes revolucionit, jam gati edhe të ha një gur

Një student i Mjekësisë, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit, deklaroi se është i gatshëm të bëjë gjithçka për largimin e Ramës nga pushteti.

I maskuar, studenti i tha gazetares Klodiana Lala, se kryeministri nuk mund të largohet në mënyrë paqësore, por vetëm përmes një revolucioni.

Të lidhura

None found

“Ne po përpiqemi të ndryshojmë. Revolucionet nuk bëhen paqësisht. Ata mund t’i kenë fëmijët këtu mes nesh. Jam student dhe studioj për Mjekësi. Ky është revolucion, revolucioni Flamingo. Nuk ekzistojnë revolucione paqësore. Shikoni kudo, nuk ka. Ai nuk largohet në mënyrë paqësore”, u shpreh ai.