Një grup studentësh bëri të ditur se nuk do të ulet në dialog me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se sipas tyre zgjidhja e vetme është largimi i tij.
Këta janë të njëjtët studentë që disa ditë më parë shpalosën një banderolë në Universitetin Politeknik.
Të lidhura
None found
Studentët thanë se të martën vendosën stikera në automjetet e deputetëve, si një formë simbolike për të pasqyruar gjobat që, sipas tyre, iu vunë shqiptarëve të diasporës që erdhën në vendin tonë për protestën kombëtare.
“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nkuk gjobiten”, tha i riu.
Njëri prej studentëve u shpreh: “Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama”.
Ndërkohë, njëra nga studentet përshkroi vizionin e saj për një Shqipëri të re, pa korrupsion, me liri fjale dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
“Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne”, përkufizoi studentja.
